Maqedonci nënshkruan rregulloren, MM: Një hap i rëndësishem i zhvillimit afatgjatë - NACIONALE

Maqedonci nënshkruan rregulloren, MM: Një hap i rëndësishem i zhvillimit afatgjatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka njoftuar në faqen zyrtare se Ministri Maqedonci ka nënshkruan Rregulloren për përcaktimin e procesit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit në MM dhe FSK.

Ministria e Mbrojtjes e vlerëson këtë si një hap të rëndësishem të zhvillimit afatgjatë të Strategjisë së Menaxhimit të Sistemit të Mbrojtjes.

“Ky dokument thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate, është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mbështetur nga Ambasada Amerikane përmes angazhimit të këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, në kuadër të Programit Global të Reformës së Mbrojtjes”, thuhet në postim.

Lajme të ngjashme