Maqedonci në Kanada, takohet me ministrin e Mbrojtjes - NACIONALE

Maqedonci në Kanada, takohet me ministrin e Mbrojtjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Bill Blair.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për çështjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komunikata e plotë:

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, z. Bill Blair.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

Lajme të ngjashme