Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën - NACIONALE

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në takimin që morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere është diskutuar për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë takim Kosova ka rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën.

“Pjesëmarrësit, përfshirë ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar si Dan Jarvis, rikonfirmuan mbështetjen e fortë për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial kundër agresionit rus”, është thënë në një njoftim.

Lajme të ngjashme