Maqedonci: Misioni në Gazë, provë historike për FSK-në dhe partneritetin me SHBA-në - NACIONALE

Maqedonci: Misioni në Gazë, provë historike për FSK-në dhe partneritetin me SHBA-në

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ejup Maqedonci e paraqet misionin në Gazë si kthesë historike për FSK-në dhe për Kosovën në skenën ndërkombëtare.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se “është hera e parë që Kosova është pjesë e një misioni të mandatuar nga OKB-ja.”

Sipas tij, ky angazhim tregon besim të partnerëve ndërkombëtarë në kapacitetet ushtarake të Kosovës.

Maqedonci thekson se gjithçka është në koordinim me SHBA-në dhe komandën e Forcës Stabilizuese.

“Shkuarja e ekipit tonë në Gazë është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ai konfirmon 22 pjesëtarë në kontingjentin e parë, me rotacion deri në 2027.

“Normalisht, ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet… por po bëjmë gjithçka për t’i zbutur këto rreziqe”, shtoi Maqedonci.

Lajme të ngjashme