Maqedonci i ankohet zyrtarës së NATO-s: Vendosja e trupave serbe përbën kërcënim - NACIONALE

Maqedonci i ankohet zyrtarës së NATO-s: Vendosja e trupave serbe përbën kërcënim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka takuar shefen e operacioneve aktual të NATO-së, Ariella Viehe.

Me Viehen, Maqedonci ka folur rreth zhvillimeve aktuale në FSK dhe planet për të ardhmen.

Në këtë takim, siç shkruan vetë Maqedonci, është përmendur edhe vendosja e trupave të Serbisë në kufi me Kosovën.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s.” – ka shkruar ministri Maqedonci.

Lajme të ngjashme