Maqedonci: Grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e Serbisë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ështe takuar me homologun e tij polak Ëładysłaë Kosiniak- Kamysz.
Nga ky takim, Maqedonci ka shkruar në Facebook se me të ka diskutuar edhe “mbi dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.”
E plotë:
Kisha nderin që në margjina të Forumit Defense24 të takoj Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Ëładysłaë Kosiniak- Kamysz.
Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.
U dakorduam që është tejet e rëndësishme të vendosim bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.