Maqedonci e risjell idenë e Kurtit, kërkon traktat të mossulmimit me Serbinë
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka folur rreth dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga ana e BE-së.
Në lidhje me paralajmërimet për sulm të mundshëm nga ana e Serbisë, Maqedonci ka pasur një interpretim interesant. Në fakt, Maqedonci ka rikthyer në vëmendje një ide të kahmotshme të kryeminstrit Albin Kurti.
Sipas Maqedoncit, duhet një traktat i mossulmimit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një ndër kërkesat kyçe të kryeministrit të Kosovës që para se të hyhet në proces të dialogut dhe bisedime të bëhet një traktat i paqes, pra mossulmimit mes dy vendeve dhe kjo do të duhej të shërbente si bazamenti bazamaneti i dialogut. Vlerësoj se kjo duhet të mbetet një ndër pikat që duhet të diskutohet para se të fillohet të vendoset për çështje të tjera në kuadër të dialogut” – tha Maqedonci per RTV 21.