Manxhuka i VV-së merr në thua, nuk e kupton videon e publikuar nga LDK - NACIONALE

Manxhuka i VV-së merr në thua, nuk e kupton videon e publikuar nga LDK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas publikimit të një video nga Forumi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, sa duket Manxhuka është ngutur kur ka vendosur që të komentojë videon.

“Me këso matematike kanë qeverisur. 3% më shumë për çmimin që paska rënë nga 0.91€ në 0.88€’’, ka shkruar Manxhuka në rrjetin social Facebook.

Në video thuhet se nga rënia çmimit të domateve, ju kurseni 3% më shumë.

Forumi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar një video të titulluar ‘’Dy vite qeverisje - dy vite befasi!’’, ku ka numëruar rritjen e çmimeve të disa nga produktet bazike, që nga ardhja në pushtet e VV-së.

Kjo video ka ardhur si kundërpërgjigje e videove që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje javë më parë.

Lajme të ngjashme