Manxhuka i VV-së: Lirimi i Pantiqit është akt tradhtie
Zëdhënësi i Lëvizjes vetëvendosje,Arlind Manxhuka, ka reaguar pas lirimit të Dejan Pantiq nga paraburgimi.
Manxhuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lirimi i Pantiqit, është akttradhëti.
“Ky aktlirim është akttradhëti.” - ka thënë Manxhuka.
Ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq, është arrestuar tre javë më parë nën akuzën për terrorizëm.
Arrestimi i Pantiqit, ka ngjallur shumë reagime tek serbët e Kosovës, ku dhe si arsyetim për të kundërshtuar arrestimin e tij janë ngritur barrikada në veri të vendit.
Pantiq, ka qenë duke qëndruar në paraburgim në pjesën veriore, mirëpo për arsye te bllokimit të rrugëve ka qenë e pamundur bartja e tij në pjesën jugore.