Manxhuka: Çështja e tatimit në pronë është e bazuar në ligjin që ka kaluar në vitin 2018
Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka folur sërish për çështjen e tatimit në pronë. Manxhuka është shprehur se kjo punë është e bazuar në ligjin që ka kaluar në vitin 2018.
“Përpiluar nga qeverisja e LDK-së, miratura në qeverinë PAN)”, shkruan Manxhuka.
Ai ka komentuar edhe qëndrimin e LDK-së për këtë punë.
“Këto sabotime të iniciativave të duhura dhe urgjente për të lehtësuar xhepin e qytetarëve mund t'i vonojnë po asesi t'i ndalin!”, tha Manxhuka.
Ky është postimi i plotë i tij:
• Çështja e tatimit në pronë është e bazuar në ligjin që ka kaluar në vitin 2018. (Përpiluar nga qeverisja e LDK-së, miratura në qeverinë PAN).
• Meqenëse ka kohë që janë nisur ndryshimet nga Qeveria aktuale të këtij ligji dje ministri Murati propozoi faljen e 100 eurove të para për secilin tatimpagues
• Duke e ditur që kjo gjë i takon komunave dje secila degë e LV-së ka inicuar kërkesën për seancë për këtë pikë të rendit të ditës
• LDK sot nuk e paska pranuar një gjë të tillë.
Këto sabotime të iniciativave të duhura dhe urgjente për të lehtësuar xhepin e qytetarëve mund t'i vonojnë po asesi t'i ndalin!