Manipulime brenda llojit, katër partitë e mëdha dërguan të preferuarit e tyre si komisionerë, thotë Kryeziu
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë se katër partitë e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre si komisionerë me ‘shpresën që të mund të manipulonin larg syve të policisë dhe prokurorisë’.
Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe.
Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance.
Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindar, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara.
Pra kandidatë, vetëm të një subjekti të një partie politike, që ka nga 100,200 e deri në 6 mijë vota të falsifikuara.