Gazetari Mane kritikon Kurtin: Për fushatë vjen në Shqipëri, për pushime shkon në Greqi
Gazetari Bledi Mane, i cili sot ishte në qendër të vëmendjes për një koment lidhur me turistët kosovarë, ka thënë se është i pakënaqur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij për fushatë shkon në Shqipëri, ndërkaq për pushime në Greqi.
“Jam i pakënaqur që vjen për fushatë elektroale në Shqipëri, por për turizëm ikën në Greqi”, ka thënë ai në T7.
Mane ka thënë ndër tjerash se Kosova duhet të krijojë më shumë evente që të nxisë turizmin.
“Kosova duhet të prodhojë diçka, evente kulturore, por edhe të ketë kulinari të mirë që të marrë turistët dhe jo vetëm të marr turizëm patriotik”, ka deklaruar ai