Mandl: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, palët të angazhohen në dialog konstruktiv
Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për stabilizim-asociim BE – Kosovë, Lukas Mandl, ka folur për rëndësinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve në takimin e 11-të të Komisionit që u mbajt në Prishtinë.
Mandl ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heq masat e vendosura ndaj Kosovës, njëherit duke bërë thirrje që palët të angazhohen në dialog për normalizim të marrëdhënieve.
“Sipas meje, dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymë e mirëbesimit për të arritur një marrëveshje të normalizimit. Ftoj që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjes së dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme,” u shpreh Mandl., transmeton Telegrafi.