Manaj: LDK-ja dhe Istogu kanë ecur gjithmonë bashkë - NACIONALE

Manaj: LDK-ja dhe Istogu kanë ecur gjithmonë bashkë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka marrë pjesë dje në tubimin elektoral të LDK-së në Istog.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja dhe Istogu kanë ecur gjithmonë bashkë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Manaj ka shkruar se Isotgu është shtëpia e LDK-së dhe djepi i vlerave rugoviste.

“Edhe sot, qytetarët e Istogut e dëshmuan qartë: kjo është shtëpia e LDK-së, djepi i vlerave rugoviste dhe zemra e gjallë e shpresës qytetare. LDK-ja dhe Istogu kanë ecur gjithmonë bashkë: në kohë të vështira e në momente vendimtare, që nga viti 1989 e tutje! Bastioni i pathyeshëm i LDK-së, simbol i njerëzve që e ndërtuan Kosovën me punë, besë dhe guxim. Ky qytet më ka formuar në vlera, e këta njerëz më kanë dhënë forcë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

“Në Istog, kur jepet besimi, ai mbahet me dinjitet. Dhe ky besim është amaneti më i madh që kam mbajtur dhe vazhdoj ta mbaj mbi supe gjatë gjithë jetës sime. Krah strukturave dhe anëtarësisë sonë të mrekullueshme të udhëhequr nga kryetari kampion Ilir F. Ferati, kam qenë dhe do të jem pa u ndalur për Istogun, Kosovën, për çdo familje dhe për çdo qytetar – me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të plotë. LDK njëherë! LDK përherë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme