Maloku i prerë: Na duhet urgjentisht një film me përmasa botërore për Adem Jasharin
Fadil Maloku, analist dhe profesor universitar, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar një çështje mjaft interesante. Analisti Maloku ka shkruar se duhet urgjentisht një film i përmasave botërore për Adem Jasharin.
“Na duhet URGJENTISHT, një film me përmasa botërore, pēr ADEM JASHARIN!
Popujt e emancipuar, sot përjetësinë e ngjarjeve dhe datave historike i "materializojnë" kryesisht duke i futur ato në mbamendje kolektive. Në shekullin tonë, kjo bëhet padyshim edhe përmes artit filmik. S'këndejmi, NJË FILM PËR FAMILJEN E ADEM JASHARIT s'është më vetëm LUKS , por, është një NEVOJĒ imediate për kombin!” – shkroi ai.
Z. Maloku ka treguar edhe se cili aktor mund ta luaj rolin e heroit.
“Në ndërkohë, mendoj dhe rekomandoj që aktori ynë i mirënjohur, tashmë edhe jasht vendit Ismet Azemi, (që me pamjen vizuele, intonacionin e zërit, përvojen në aktrim...etj.) e MERITON të hyj në konkurrencë shumë të ngusht, për rolin e Adem Jasharit...!” – shkroi tutje Maloku.