Maloku: I ka hup topi kryediplomates, në MPJ po protestohet - NACIONALE

Maloku: I ka hup topi kryediplomates, në MPJ po protestohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Albinot Maloku ka thënë se Ministrinë e Punëve të Jashtme, situata ka ardhur deri aty ku po protestohet për ruajtjen e rendit kushtetues dhe ligjhmërisë në këtë institucion.

Maloku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kritikuar punën e ministres Donika Gërvalla, duke përmendur edhe huqjet dhe sjelljet e saj në diplomaci.

“I ka hupë topi kryediplomatës! Njohje jo, hapje të raporteve të reja bilaterale të Kosovës jo, veç mos qoftë më keq. Duhesh me qenë guximtar/e me kriju situata ku protestohet për ruajtjen e rendit Kushtetues dhe ligjshmërisë në MPJ”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Vërejtje për punën dhe angazhimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka pasur prej vitësh. Se vije puna deri aty sa veç gafeve më sjelljet elementare të diplomacisë së kryediplomatës, të ketë protesta për ruajtjen e rendit Kushtetues dhe ligjshmërisë në këtë dikaster të rëndësishëm të qeverisjes në Republikën tonë, është me ngel pa fjalë. Lëmsh e deshtim nën yryshin e ndryshimeve.

Ndër pikat e protestuesve qenka edhe kjo: "Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik".

I ka hupë topi kryediplomatës! Njohje jo, hapje të raporteve të reja bilaterale të Kosovës jo, veç mos qoftë më keq. Duhesh me qenë guximtar/e me kriju situata ku protestohet për ruajtjen e rendit Kushtetues dhe ligjshmërisë në MPJ!

Lajme të ngjashme