Maloku: Asociacioni nuk e mbyllë hasmërinë me Serbinë, e ushqen atë - NACIONALE

Maloku: Asociacioni nuk e mbyllë hasmërinë me Serbinë, e ushqen atë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Fadil Maloku në një shkrim të publikuar së fundi, thotë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk do t’i mbyllë problemet me Serbinë.

Madje, sipas tij, vetëm do “ta ushqejë hasmërinë”.

“Kosova, duket që s’mund ta REFUZOJ Asociacionin (se e ka obligim e trashëgimi nga Ahtisari, e që është ratifikuar nga ish qeveritë Thaçi e Mustafa!) ama,gjykoj se ajo MUNDET me i evitua dhe me i dekonstruktua si rreziqet dhe defektet juridike; ashtu edhe brishtësinë dhe kërcënimet politike; si qartësinë ashtu edhe krahasimin historik; si analogjinë e dëmit kolateral në sferën socialeashtu edhe maturimin sociologjik, të atributeve që do i “prodhonte” amputimi eventual i çfarëdo tipi apo modeli të Asociacionit, në “fizikusin” dhe përmbajtjen e shtetësisë së Kosovës.” – ka thënë ai.

Ai tutje, ka shkruar edhe rreth planit franko-gjerman, të cilin Kosova e ka përkrahur.

“Të shohim çfarë ofron ky Plani më i ri Franko-gjerman, e për të cilin mendoj se qeveria kosovare (nxitoj ta pranoj… ashtu në vija të trasha) dhe ajo e Serbisë (që kinse po e refuzon, a në fakt do e pranoj 100%) janë në hulumtim të mangësive dhe përparësive që i ofron ai. Modeli “franko- gjerman”, është si ai “shtrati i Prokrustit” *) të hanxhiut grek.” – thotë ai.

Lajme të ngjashme