Maliqi për situatën me grevën: Tipare totalitare e patriarkale - NACIONALE

Maliqi për situatën me grevën: Tipare totalitare e patriarkale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Agon Maliqi, ka komentuar situatën me grevën në vend, përçka kanë mbetur mbi 300 mijë nxënës, jashtë procesit mësimor.

Sipas Maliqit, kjo mendësi e shmangjes së kompromisit, vjen si pasojë e mendësisë totalitare e patriarkale, duke e ilustruar me fjalët “shqiptari nuk lëshon pe kryesisht për shkak se tutet prej çburrnimit”.

Tutje Maliqi ka thënë se demokracia në fakt nuk është asgjë më shumë se sa seri e vazhdueshme e kompromiseve, vlerave e interesave. Mirëpo sipas tij, këtë nuk po dëshiron ta kuptojë politika në Kosovë.

Statusi i plotë i Maliqit:

Na ka marrë pusi si shoqëri pak a shumë prej kohës kur fjala kompromis në politikë ka marrë kuptim të ndytë. Politika demokratike nuk është asgjë ma shumë se seri e vazhdueshme e kompromiseve mes interesave dhe vlerave. Trajtimi i politikës si lojë "zero sum" ku njëra palë gjithsesi duhet të fitojë gjithçka dhe tjetra të humb gjithçka është tipar i shoqërive me tipare totalitare. Kisha me thanë edhe i shoqërive thellësisht patriarkale - shqiptari nuk lëshon pe kryesisht për shkak se tutet prej çburrnimit.”

Lajme të ngjashme