Maliqi për protestën e gazetarëve: Le të jep hapi i parë për kthimin e botës mbarë - NACIONALE

Maliqi për protestën e gazetarëve: Le të jep hapi i parë për kthimin e botës mbarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Agon Maliqi ka komentuar protestën e gazetarëve pas vendimit për mbylljen e Klan Kosovës.

Ai ka shkruar në rrjete sociale se sot është dita për ta kthyer mbarë një botë që është kthyer përmbys.

Postimi:

Mirëmëngjes. Sot është ditë e mirë me fillu me e kthy mbarë një botë të kthyer përmbys.

Gazetarët dhe mediat të cilët kanë qenë të parët që na kanë informuar për shkeljet e ligjit nga a Devollëve dhe për pasurimin e paligjshëm të elitave politike - në kohën kur këta ishin në kulmin e fuqisë - sot po shënjestrohen në mënyrë sistematike si agjentë të Serbisë, me pretekstin e luftës për sundimin e ligjit, por me synimin e vërtetë për t’i delegjitimuar mediat kritike si armiqësore dhe për t’ua mbyllur gojën. Në këtë botë të kthyer mrapsht, mbrojtës të Republikës prej armiqve të brendshëm dhe të jashtëm na janë bërë njerëz të cilët deri para disa vitesh e konsideronin flamurin e saj haram dhe i përdhosnin institucionet demokratike sa herë që u jepej rasti.

Protesta e gazetarëve sot në ora 12 le të jetë hapi i parë i vogël në kthimin e kësaj bote të kyhyer përmbys drejt një logjike më të mbarë.

Lajme të ngjashme