Maliqi për idenë e ripërcaktimit të kufijve: Po nxjerr në sipërfaqe pishmanlitë - NACIONALE

Maliqi për idenë e ripërcaktimit të kufijve: Po nxjerr në sipërfaqe pishmanlitë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Agon Maliqi duket se pa ia përmendur emrin ka komentuar deklaratën e fundit të analistit të afërt me VV-në, Jusuf Thaçit, i cili si zgjidhje të mundshme të situatës e cilësoi korrigjimin e kufijve.

Në një postim në Facebook, Maliqi ka lënë të kuptohet se ideja e ripërcaktimit të kufijve, është duke nxjerrë në sipërfaqe “pishmanlitë”.

“Tash edhe ripërcaktimi i kufijve filloi me u bo “in”… po dalin në sipërfaqe pishmanlitë. Qysh ka fillu kjo punë, me këtë ritëm edhe disa javë edhe s’ka me pas mâ vend me na nxanë në këtë shtet, qaq shumë tradhëtarë kena me u bâ,”- ka shkruar Maliqi.

Ai më tej ka thënë se situata po shkon në atë gjendje sa vendi do të mbushet me tradhtarë.

“Me thanë tradhëtar ka me qenë si me thanë kosovar. Edhe ky akademiku i LDK-së, po më doket si lavdatë e tha! Demek “mirësevjen në klub o bir!”- ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme