Maliqi: Kurrë Kosova nuk hyn në NATO pa e zgjidhur problemin me Serbinë
Analisti Agon Maliqi ka thënë se Kosova kurrë nuk do të hyjë në NATO pa e zgjidhur problemin me Serbinë.
Maliqi këto komente i bërë gjatë debatit në emisionin "Rubikon" të televizionit "Klan Kosova", duke thënë se anëtarësimi në NATO nënkupton “sigurim kasko”.
“Pse është interesi ynë me pasë zgjidhje edhe pse Perëndimi po insiston me pasë zgjidhje që me na zhblloku edhe neve kryesisht, është që ne nuk mundemi me hy në NATO, me e pasë atë siguri, pa e zgjidhë punën me Serbinë. Kurrë Kosova nuk ka me hy në NATO pa e pasë marrëveshjen për normalizimin me Serbinë. Çka osht NATO-ja? NATO-ja osht sigurim kasko. Ty po të garanton fuqia më e madhe nukleare në botë, ShBA-ja edhe krejt aleatët e saj, që territorin tand kurrkush s’ka me e prekë”.
“Por, si këmbim, po kërkon që ti mos me pasë probleme. Kështu nuk ta siguron ty kasko kerrin që osht i shkatërrum” – ka thënë ai.