Maliqi: Kosova po mbetet e varur nga termocentralet e vjetra dhe nga mafia energjetike e rajonit
Analisti Agon Maliqi ka vlerësuar se presidenti serb po paralajmëron se SHBA-ja do ta vendos në listë të sanksioneve Industrinë e Naftës së Serbisë.
Ai ka treguar për pasojat e këtij paralajmërimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se ky hap vjen disa ditë pasi me insistimin e SHBA-së u miratua projekti i gazsjellësit të ri në Bosnje dhe Hercegovinë drejt Kroacisë.
Sipas tij, Kosova po mbetet e varur nga termocentralet e vjetra ngulfatëse dhe nga mafia energjetike e rajonit.
“Vuçiq po paralajmëron se SHBA do ta vendos në listë të sanksioneve Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) - kompani kjo në pronësi të Gazpromit rus dhe me qarkullim rreth $3 miliardë në vit. Ky hap do t'ia pamundësonte kompanisë veprimin në treg dhe me gjasë synon që ta detyrojë shitjen e aksioneve. Ky hap vjen disa ditë pasi me insistimin e SHBA u miratua projekti i gazsjellësit të ri në Bosnje dhe Hercegovinë drejt Kroacisë, i cili do t'ia heq këtij shteti varësinë e furnizimit nga Rusia dhe Serbia. Kosova ndërkohë edhe pas kaq shumë vitesh mbetet e varur nga termocentralet e vjetra ngulfatëse dhe nga mafia energjetike e rajonit, e paaftë për ta kuptuar energjinë si element qëndror të sigurisë kombëtare dhe për t'i vlerësuar dimensionet e saja gjeopolitike”, ka shkruar ai.