Maliqi: Jetëgjatësia e këtij Kuvendi – e shkurtër, të gjithë duan zgjedhje - NACIONALE

Maliqi: Jetëgjatësia e këtij Kuvendi – e shkurtër, të gjithë duan zgjedhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Studiuesi dhe analisti Agon Maliqi, thotë se jetëgjatësia e këtij Kuvendi, është shumë e shkurtër.

Sipas tij, të gjithë duan zgjehdje të parakoheshme.

Ai shkruan;

“Jetëgjatësia e këtij kuvendi është ashtu kështu e shkurtër, sepse të gjithë duket se duan zgjedhje të parakohshme. Pozita e nënkryetarit është e pavlerë politikisht. Vota për Rashiqin e zgjat krizën pa nevojë duke e çuar çështjen në kushtetuese dhe duke e vonuar konstituimin e Kuvendit, që duket të jetë edhe synimi i kësaj manovre. Ish opozita duhet të mos bie pre e grackave populiste që synojnë thjesht ta ndërtojnë imazhin e “opozitës që bashkëpunon me Listen Serbe”, por duhet:

- ta votojë kandidatin e partisë më të madhe serbe siç e kërkon ligji dhe kështu t’i fillojë afatet kohore për krijimin e qeverisë;

- nëse Kurti nuk i arrin numrat, ish-opozita e ka për detyrim ndaj votuesve të vet që së paku t’i sigurojë numrat për ta votuar një qeveri teknike që të jetë në detyrë gjatë zgjedhjeve dhe deri në krijimin e qeverisë së re, bashkë ndoshta me një buxhet për vitin 2026.

- ta shpërbëjë menjëherë Kuvendin bashkë me nënkryetarin problematik të LS për të cilin sot bëhet zhurmë për të blerë kohë”.

Lajme të ngjashme