Maliqi ironizon pas deklaratës së Gërvallës: “Mirëmëngjes MPJ - kujt p’i qepojmë sot? - NACIONALE

Maliqi ironizon pas deklaratës së Gërvallës: “Mirëmëngjes MPJ - kujt p’i qepojmë sot?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Agon Maliqi ka reaguar përsëri për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se Bashkimi Evropian është “një tigër prej letre”, duke nënkuptuar pafuqinë e tyre.

E për këtë, Maliqi ka ironizuar duke pyetur kështu: “Mirëmëngjes MPJ. Kujt p’i qepojmë sot?”

Mirëmëngjes MPJ. Kujt p’i qepojmë sot? Kina dhe India shumë po kruhen, kishe na superfuqi. Duhet me jau tregu pak vendin.” – ka shkruar Maliqi në Facebook.

Gërvalla gjatë një samiti të shtunën në prezencë të zyrtarëve të lartë ka thënë se: “Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letër kur vjen puna te siguria.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Lajme të ngjashme