Maliqi i numëron fondet e suspenduara: Çka është është për marakli edhe një krizë e sektorit privat?
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar situatën e sotme me protestën e bizneseve.
Ai ka përmendur fondet që i janë suspenduar Kosovës.
Postimi:
600 milionë projekte të suspenduara të BE nga masat shtrënguese për shkak të qasjes në veri. Qindra miliona të tjera nga projektet e ndërprera të SHBA (të pandërlidhura me veprimet e qeverisë). Ritëm i ulët i investimeve publike nga paaftësia. As edhe një investim i madh strategjik i huaj për shkak se akoma nga vetë KM i vendit promovohesh si vend me potencial lufte, për shkak se nuk je as pjesë e tregut rajonal e lëre më vend i besueshëm me perspektivë për në NATO dhe BE. Çka është për marakli të mjerimit edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve? Shenjë nuk i lë. Ky është një shtet që shpejt ka për t'u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë. "Dinjitet!", vazdhon të bërtasë Metropolitanka e Prishtinës, që prioritet e ka me e pa të poshtërum atë Milloradin në veri, a nuk e sheh se qysh bashkë me të po përmbytet edhe vetë prej mediokritetit sundues provincial.