Mali i Zi vetëm me 564 mijë banorë, dalin rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë - NACIONALE

Mali i Zi vetëm me 564 mijë banorë, dalin rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rezultatet deri më tash të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi tregojnë për 564 mijë banorë që shënon një rënie krahasuar me censusin e para 12 viteve, kur ishin të regjistruar 620 mijë banorë, sipas të dhënëave në censusin rezultati final i të cilës është shtyrë deri më 28 dhjetor.

Ndihmësdrejtoresha e Drejtorisë së Statistikave-Monstat, Snezhana Remikoviq, ka njoftuar mëngjesin e sotëm se deri më 17 dhjetor janë numëruar 564.000 banorë, 308.000 banesa në 181.000 amvisëri, siç e citoi “Danas”..

Ajo nuk ka komentuar rezultatet e deritanishme të regjistrimit të popullsisë, të cilat tregojnë rënie të popullsisë, por për Televizionin Vijesti tha se “rënia është e dukshme”.

Qeveria e Malit të Zi në fund të javës së kaluar e ka zgjatur regjistrimin edhe për dhjetë ditë, deri më 28 dhjetor.

Lajme të ngjashme