Mali e urdhëron ambasadorin e Suedisë që të largohet brenda 72 orëve - NACIONALE

Mali e urdhëron ambasadorin e Suedisë që të largohet brenda 72 orëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Suedisë në Bamako është urdhëruar që të largohet nga Mali brenda 72 orëve, tha të premten Ministria e Jashtme e këtij shteti afrikan, për shkak të asaj që e quajti deklaratë “armiqësore” nga një ministër suedez.

Ministri për Bashkëpunim në Zhvillim dhe Tregti Ndërkombëtare i Suedisë, Johan Forssell, tha të mërkurën se Qeveria kishte vendosur që t’ia ndërpriste ndihmat Malit.

Ministria e Jashtme e Suedisë nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia "Reuters".

Mali dhe fqinjët e tij, Nigeri dhe Burkina Faso, kanë ndërtuar lidhje të ngushta me Rusinë në dëm të ish-fuqisë kolonialiste, Francës, Nigerisë me ndikim rajonal dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme