Malaj: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithmonë i ngushtë - NACIONALE

Malaj: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithmonë i ngushtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

2 vjet më parë

nga NACIONALE


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Petrit Malaj, përmes një postimi në rrjetet zyrtare shprehet i nderuar për ftesën nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Pjesë e bisedës ishte marrëdhënia në kuadër të Shkollës Ndërkombëtare të Verës, një iniciativës që përfaqëson një platformë të shkëlqyer për këmbimin e ideve, tha Malaj.

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithmonë i ngushtë dhe i ndërtuar mbi themelet e përbashkëta historike, kulturore dhe gjuhësore. Kjo lidhje e veçantë na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë një partneritet të fortë në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin, kulturën,ekonominë etj”, shkruan Malaj.

Lajme të ngjashme