Mahmuti:Të shpallet ditë e jashtëzakonshme për Antonio Bellusci
Publicisti, Bardhyl Mahmuti, në faqen e tij zyrtare, ka bërë kërkesë që për vdekjen e Antonio Bellusci, të shpallet ditë zije, dhe ditë e jashtëzakonshme, nga Kuvendi i Kosovës.
“Në momentet më të rënda të historisë së popullit shqiptar të Kosovës, në kohën kur shteti serb zbatonte planin gjenocidal “Patkoi”, Atë Antonio Bellusci e denoncoi me tërë forcën intelektuale në opinionin publik të Italisë”, shkruan Mahmuti.
E plotë:
Të shpallet Ditë Zije për Atë Antonio Bellusci!
Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Atë Antonio Bellusci, që pasqyronte hulumtuesin e përkushtuar të kulturës iliro-shqiptare, studimet etnografike të së cilit hodhë ndritë mbi trashëgiminë gojore të arbreshëve në itali dhe Greqi.
Në momentet më të rënda të historisë së popullit shqiptar të Kosovës, në kohën kur shteti serb zbatonte planin gjenocidal “Patkoi”, Atë Antonio Bellusci e denoncoi me tërë forcën intelektuale në opinionin publik të Italisë!
Në shenjë nderimi për këtë atdhetar dhe humanist të madh, Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë një senacë të jashtëzakonshme dhe të shpallë ditë zije!