"Made in Kosova", Hovenier: Kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës - NACIONALE

"Made in Kosova", Hovenier: Kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në lansimin e platformës “Made in Kosova” së bashku me kryeministrin Kurti, ministren e Jashtme, Donika Gervalla dhe zyrtarë të tjerë.

Përmes një postimi në X, Hovenier ka thënë se platforma do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës.

“Kënaqësi që ju bashkohem kryeministrit Kurti, zëvendëskryeministres Gervalla dhe zyrtarëve për ta lansuar sot platformën Made in Kosova. Me mbështetjen e USAID-it në Kosovë, kjo platformë do ta përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit. #MadeinKosovo”, shkroi Hovenier.

Postimi:

Lajme të ngjashme