Macroni ka një shpjegim për videon ku gruaja e tij shihet duke e shtyrë në fytyrë - NACIONALE

Macroni ka një shpjegim për videon ku gruaja e tij shihet duke e shtyrë në fytyrë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të hënën minimizoi një incident në të cilin gruaja e tij, Brigitte, e shtyu atë me dorë në fytyrë, kur çifti arriti për një vizitë në Vietnam dhe dera e aeroplanit ishte e hapur.

Në një video, Brigitte Macron u duk sikur e goditi me dorë bashkëshortin para se ai të zbriste nga aeroplani të dielën vonë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zonja Macron qëndroi për ca çaste jashtë syrit të kamerave, duke e pamundësuar pamjen e gjuhës së trupit. Çifti që është i martuar që nga viti 2007 më pas zbriti shkallëve të aeroplanit bashkë.

“Isha duke u ngacmuar, ose më shumë duke u tallur, me gruan time. Nuk është asgjë” – u tha presidenti francez gazetarëve në Hanoi.

Ai theksoi se kjo nuk është hera e parë në javët e fundit që përmbajtje me video ku shihet Macroni janë lakuar nga persona që i quajti “të krisur”.

Më herët të hënën, një zyrtar i presidencës franceze për videon e fundit tha: “Ishte një moment, kur presidenti dhe gruaja e tij ishin duke u relaksuar për herë të fundit para fillimit të vizitës duke qeshur. Ishte një moment afërsie.”

Lajme të ngjashme