Macron uron Osmanin për Pavarësi, kërkon zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit - NACIONALE

Macron uron Osmanin për Pavarësi, kërkon zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit. Në këtë letër, kreu i shtetit francez shpreh urimet e tij për festën dhe rithekson qëndrimin e Francës për pavarësinë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Macron ndalet gjerësisht te dialogu Kosovë–Serbi, duke e quajtur normalizimin e marrëdhënieve “një çështje thelbësore” dhe element qendror të pajtimit rajonal. Ai thekson se Franca do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe se marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Ohër ka “një rëndësi të veçantë”, të cilën palët duhet ta zbatojnë “pa vonesë dhe në mënyrë të plotë”.

"Ju e njihni përkushtimin që Franca e ka ndaj pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës evropiane të vendit tuaj, si dhe bindjen time se ribashkimi i kontinentit tonë kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Përballë sfidave dhe brutalizimit të botës, uniteti i kontinentit tonë mbetet përparësia jonë e përbashkët.

Në këtë frymë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje thelbësore dhe ka një dimension qendror sa i përket pajtimit në rajonin tuaj. Franca do të vazhdojë ta mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja e përfunduar në Bruksel dhe Ohër ka, në këtë kuadër, një rëndësi të veçantë. U takon palëve ta zbatojnë atë pa vonesë dhe në mënyrë të plotë", thuhet ndër të tjera në letrën e Macron.

Lajme të ngjashme