Macron uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Franca mbetet aleate, marrëveshja e Brukselit të zbatohet - NACIONALE

Macron uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Franca mbetet aleate, marrëveshja e Brukselit të zbatohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti Macorn ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë. Në letrën drejtuar Presidentes Osmani, Macron ka thënë se Franca do të vazhdojë të mbetet aleate e përkushtuar e Kosovës.

Aty thuhet se Kosova duhet ta zbatoj marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, ku parashihet edhe themelimi i Asociacionit.

Në letër përmendet edhe integrimi i Kosovës në strukturat europiane, si dhe ndihma që Franca do tëo fro për Kosovën, për organizimin e Lojrave Mesdhetare.

E plotë:

Presidenti Macron, uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

"Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë", thuhet në urimin e Presidentit Macron. Mëtej, në urim shfaqi shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.

"Franca është e gatshme t'ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë", thuhet në urim.

Në këtë urim, Presidenti Macron ka falënderuar Presidenten Osmani për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.

"Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj", ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij, Presidenti Macron.

Lajme të ngjashme