Macron ia thotë në sy Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë të sillen para drejtësisë - NACIONALE

Macron ia thotë në sy Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë të sillen para drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti francez, Emanuel Macron e ka paralajmëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për shtyp që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë, të sjellen para drejtësisë

”Është e nevojshme që nga njëra anë përgjegjësit për sulmin në Banjskë vjeshtën e kaluar të dalin para gjykatave për të dhënë përgjigje për veprimet e tyre. Duhet bërë gjithçka që të mos ndodhë një dramë e tillë përsëri”, tha Macron.

Macron tha më tej se Parisi do të sigurohet që çdo hap i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë, do të përmbushet.

“Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme