“Ma mirë pire se puro”: A po i thumbon Peci Lushtakun e Nurën?
Sami Lushtaku, nënkryetar i Komunës së Skenderajt, është një nga politikanët që duket se e ka në qef cigaren puro. Së fundmi, atij i është publikuar një fotografi, bashkë me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, duke pirë cigare puro.
E duket se këtyre dy politikanëve, i ka reaguar një politikan i tretë. Më saktësisht, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook.
Në mbishkrimin e fotos, Peci ka shkruar “Më mirë pire se puro”.
Me shumë gjasë, stutusin Peci ia ka kushtuar Lushtakut e Nurës, ndonëse nuk i ka përmendur me emër. Në lidhje me këtë fotografi, ka shkruar edhe Milaim Zeka, gazetar e analist.
“Krejte keta qe jane shqiptar, edhe qe pijne puro, e kam verejte se nese jane nga Kosova, cigaren e kane fillu per here te pare duke i gri gjethet e dushkut te thate.
Keta te Shqiperise e kane fillu me flete te gazetes “Zeri i Popullit”, pastaj kane kalu me tarabosh.
Kryetari i Skenderajt, edhe nenkryetari, ma shume kane dashte me ja qu nje mesazh ministrit te bujqesise, edhe mi thane me subvencionu ma shume ata qe mbjellin duhan.” – shkroi Zeka.