“Ma mirë me pasë qenë si përpara”: Prindi ankohet se s’ka tekste shkollorë në libraritë e Prishtinës
Drita Canolli, qytetare nga Prishtina, ka dalë në njërën nga libraritë e Prishtinës për t’u furnizuar me tekste shkollore para fillimit të vitit shkollor 2024/2045.
Mirëpo, kjo qytetare ka deklaruar se nuk ka pasur libra në librarinë ku tentoi të furnizohej.
“Sot erdha për me këqyrë se a janë ardhur librat për me i ble, mirëpo nuk kishin ardhur ende. Këta na thanë që iu lajmërojmë normal, më mirë kishte me qenë që të ishte si përpara me qenë librat. Mënyra e aplikimit nuk ka qenë e vështirë kemi aplikuar, për njërën vajzë kanë dalë paratë, kurse për tjetrën ende jemi duke pritur. Vajzat e mia i kanë pasur mirëpo për njërën kanë dalë menjëherë paratë, kurse për tjetrën kanë dalë pak më vonë nga fundi. Unë kisha menduar që më mirë të jenë librat si më herët”, ka thënë ajo për EO.