LVV në Prishtinë kritikon Përparim Ramën: Një vit kaos për të gjithë - NACIONALE

LVV në Prishtinë kritikon Përparim Ramën: Një vit kaos për të gjithë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë, së bashku me partinë Guxo, kanë mbajtur një aktivitet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, duke kritikuar ashpër qeverisjen 1 vjeqare të kryetarit aktual të Prishtinës Përparim Rama.

1 vit kaos për të gjithë, ishte përshkrimi i Vetëvendosjes dhe Guxo, për pushtetin LDK-PDK, në kryeqytet.

Drejtuesi i Grupit të Këshilltarëve Komunal të LVV, Gëzim Sveçla ka numëruar sipas tij dështimet e Ramës dhe ekipit të tij.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes

1 vit me KAOS PËR TË GJITHË

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Partia Guxo, sot, mbajtëm aktivitet në sheshin “Nënë Tereza”. Duke vendosur 12 pano për 12 muaj të qeverisjes së Përparim Ramës si Kryetar i Kryeqytetit, shënuam 1 vit të marrjes së detyrës nga LDK e PDK.

Kësisoj, Drejtuesi i Grupit të Këshilltarëve Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Gëzim Sveçla përveç që tha se ne kemi kryetarin me realizimin më të ulët të premtimeve të veta dhe se ndërhyrjet e tij janë vetëm kozmetike e për PR, ai listoi gjithashtu edhe dëmet kryesore që i ka bë qeverisja e LDK e PDK në Komunën e Prishtinës:

“- Ka ndodhur kapje klasike e Ndërmarrjeve Publike Komunale;

- Ndodhin punësime të militantëve partiak të LDK-së dhe PDK-së në po këto Ndërmarrje dhe nëpër dikastere e drejtori të ndryshme;

- Shpërblehen me kontrata njerëz të afërt me partitë në pushtet;

- Abuzohet me buxhetin komunal me lloj-lloj konsulenca milionëshe, të dyshimta e të panevojshme, siç është rasti me tenderin 12 milionësh;

- Bëhen Marrëveshje të dëmshme për interesin qytetarë, me operator të ndryshëm ekonomik, siç është rasti me rritjen e jashtëligjshme të tarifave të parkingut nëntokësor;

- Bëhet gjithçka për partitë dhe për miqtë e tyre, por nuk po bëhet asgjë për qytetin e për qytetarin.”

Kësisoj, Këshilltarja Komunale nga Partia Guxo, Triera Kasumi-Berisha bëri të dukshme se Prishtinës i duhet një tempo më e madhe tjetër të cilën fatkeqësisht pushteti aktual nuk e posedon e për më keq edhe refuzon çdo rekomandim që ne si opozitë e japim. Prandaj, znj. Kasumi-Berisha, tha që: “Nuk do të hezitojmë të përkrahim projekte të mira, nëse do të ketë të tilla, por nuk zmbrapsemi nga konsistenca për ligjshmëri. Vlenë të theksohet se nga arroganca e tyre shumë vendime që ka marrë Kuvendi i Komunës së Prishtinës janë shpallur të paligjshme.” shtoi ajo “Në vend se të jemi shembull për qytetet tjera, Prishtina është kampion për paligjshmëri.”

E gjithë kjo e ka vetëm një të mirë: që shkoi 1 vit nga mandati i Përparim Ramës dhe se fundi i kësaj test-qeverisje po i vije fundi.

Lajme të ngjashme