LVV mban zgjedhjet në pikën ku anëtar është edhe Kurti - NACIONALE

LVV mban zgjedhjet në pikën ku anëtar është edhe Kurti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Procesi zgjedhor brenda Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon.

Dega e këtij subjekti në Prishtinë, ka bërë të ditur se dje janë mbajtur zgjedhjet në lagjën “Taslixhe”, ku anëtar është edhe kryeministri Albin Kurti.

I pranishëm, siç ka bërë të ditur LVV në një njoftim në Facebook, ka qenë edhe Koordinatori i Qendrës, Arben Vitia.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Dje u mbajtën zgjedhjet edhe në pikën e dytë të Lagjes Taslixhe, ku anëtar i saj është edhe Kryetari i Lëvizjes, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti. I pranishëm në hapjen e mbledhjes zgjedhore ishte edhe Kordinatori i Qendrës, Arben Vitia.

Lëvizja po shtrihet gjithandej lagjeve e fshatrave të Kosovës e Kryeqytetit. Duke respektuar statutin e saj e duke forcuar strukturat gjithandej. Lëvizja është nivel tjetër krahas subjekteve tjera, sepse demokracia e brendshme dhe e drejta e secilit anëtar, për të propozuar dhe vetpropozuar, respektohet me përpikëmëri.

Bashkohni, të lëvizim bashkë!

Dje u mbajtën zgjedhjet edhe në pikën e dytë të Lagjes Taslixhe, ku anëtar i saj është edhe Kryetari i Lëvizjes,...

Posted by Lëvizja Vetëvendosje - Qendra e Prishtinës on Friday, August 12, 2022

Lajme të ngjashme