LVV-ja e godet Thaçin pa ia përmendur emrin: Veriu dikur u pat cilësuar si dhuratë e Rankoviqit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një shkrim në Instagram, ku ka folur për disa zhvillime në veri të Kosovës.
LVV-ja ka komentuar vendimin për largimin e targave ilegale, marrjen nën kontroll të kompleksit në Banjskë, sekuestrimin e sirenave në veri dhe gjobitjen e MTS-së.
Në fjalin e fundit, VV-ja ka “sulmuar” Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës, por pa ia përmendur emrin.
“Veriu kujtojmë, dikur u pat cilësuar si dhuratë e Rankoviqit.” – shkruhet në postimin e VV-së.
Ndryshe, këtë deklaratë Thaçi e kishte bërë gjatë kohës kur e mbështeste korrigjimin e kufijve gjatë vitit 2018.