LV: Emërimet partiake në pozicionet kyçe po e rrezikojnë NPB-në - NACIONALE

LV: Emërimet partiake në pozicionet kyçe po e rrezikojnë NPB-në

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Ndërmarrjes Publike Banesore(NPB).

Në reagimin e LV-së për media është vlerësuar se tashmë janë dëshmuar dyshimet e tyre për këtë ndërmarrje.

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në NPB, më në fund u shkarkua Hajdar Hoxha, ish drejtor në bordin e Ndërmarrjes Banesore. Bastisje të policisë, tender të kurdisur, punësime pa konkurs, janë kryetemat që e kanë shoqëruar këtë Ndërmarrje tash e disa vite. Edhe pse emrimet e U.D, në Ndërmarrje po bëhen në baza partiake, duke i vendosur kështu në pozicione kyqe anëtarët partiak, gjë që është rrezik tjetër që po i kanoset kësaj ndërmarrëje dhe shpresat tona për përmirësim të përformancës dhe vendosje të ligjit e rregullit në NPB mbeten të vogla, shkarkimi i Hajdar Hoxhës, edhe njëherë vërteton gjithë ato alarme që kemi ngritur rreth mos transparencës dhe keqmenaxhimit aty, tash e sa kohë”, është thënë në reagim.

Kjo pati i ka bërë thirrje qeverisjes në Prishtinë që në pozita kyçe që të mos vendosin njerëz partiak.

Lëvizja VETËVENDOSJE, Qendra në Prishtinë, i bënë thirrje ekzekutivit të Komunës së Prishtinës, që bordet dhe udhëheqësit e tyre të mos ndikohen nga persona me përkatësi partiake, por ashtu siç kërkon edhe ligji, të jenë ekspert të fushave përkatëse. Ne zotohemi se do jemi syhapur dhe se do ngrisim zërin në shkeljet që rrezikojnë pasuritë publike. Ne do t'i mbrojmë me çdo mjet pronat publike, pasurinë e përbashkët shoqërore!”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme