"Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit", Haradinaj iu uron shërim të lënduarve nga shpërthimi në Kçiq - NACIONALE

"Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit", Haradinaj iu uron shërim të lënduarve nga shpërthimi në Kçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një shpërthim i bombolës së gazit ka lënë pas 14 persona të lënduar.

Në një reagim në Facebook, Haradinaj ka shprehur solidaritetin ndaj të prekurve nga shpërthimi. Ai ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe ka përcjellur lutjet e tij për ta shprehur solidaritetin me familjarët e të prekurve.

“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi sot në Kçiq të Mitrovicës. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe i urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve! Qoftë ky rasti i fundit!”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme