Lutfiu flet për intervistimin e Berishajt: Nëse do të kishte aktakuzë do t’iu kishim informuar - NACIONALE

Lutfiu flet për intervistimin e Berishajt: Nëse do të kishte aktakuzë do t’iu kishim informuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori Martin Berishaj është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Pas përfundimit të këtij intervistimit, për media është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, i cili është shfaqur tejet i rezervuar për të dhënë përgjigje.

“Kërkoj ndjese për mos ofrimin e informatave. As unë nuk jam i informuar dhe nuk e di se çfarë është t’u ndodhë dhe nuk e di a është duke u intervistuar dikush.” – ka thënë Lutfiu.

Ndër të tjera, Lutfiu është pyëtur se nëse ambasadori Berishaj është liruar, ku ka thënë se s’ka informacione.

“Nuk kam informata, kërkoj ndjesë, por s’kam informata që mund t’i ndajë me ju.” – ka deklaruar ai për media.

“Nëse do të kishte aktakuzë, do t’iu kishim informuar, si zakonisht që informojmë, përderisa s’ka, s’e kemi informu.” - ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme