Lutfi Haziri: Zgjedhjet nuk janë shpresë, qeveria tranzitore oksigjen
Qeveria Tranzitore e propozuar nga LDK do të ishte “oskigjen për vendin”, vlerëson deputeti Lutfi Haziri – ndërsa për zgjedhjet e reja nuk i sheh “shpresë”.
“Kjo është një situatë e paprecendentë, por Gjykata Kushteuese mund të ketë një plan tjetër në lidhje me këtë gjë. Duhet një vullnet politik, duhet të angazhohemi shumë. Ne para dy ditëve morëm një letër nga Kurti, i kemi kthyer edhe një përgjigje. Kosova është në një pikë kritike, jo vetëm për pasojë të ndryshimeve rajonale që po ndodhin, por edhe për pasojë të axhendës së saj zgjedhore.
Të paktën deri në mars një qeveri tranzicioni do t’i jepte oksigjen politik Kosovës, në të kundërtën ushtrimi i detyrës së demokracisë do të jetë shumë i vështirë. Zgjedhjet nuk janë shpresë për të dalë nga kjo situatë”, tha Lutfi Haziri për Report Tv.