Lutfi Haziri thërret qytetarët në “kryengritjen politike” të LDK-së në Gjilan
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin qendror të partisë që do të mbahet të mërkurën në bulevardin “Ibrahim Rugova”.
Në njoftimin e tij, Haziri ka falënderuar qytetarët për përkrahjen ndaj LDK-së dhe kandidatit për kryetar të komunës, Arbër Ismajli, duke e quajtur këtë ngjarje “kryengritje të madhe politike” për të konfirmuar madhështinë e partisë.
Tubimi do të fillojë në orën 18:00, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” në Gjilan.