Lutfi Haziri: LDK e ka kthyer votën
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sondazhi i UBO Consulting i publikuar në T7 nxjerr në shesh një indikacion që partia tashmë e ka të qartë.
Në këtë sondazh, LDK del me rezultat 22.3% për përkrahje nga qytetarët.
Haziri ka thënë se LDK po kthen votën e humbur.
“Konfirmohet që për LDK ka nisur rikthimi i besimit. Ne po kthejmë votuesin tonë, që kishte humbur besimin”, ka thënë Haziri në T7.
Sipas Hazirit, në LDK po kthehet besimi sepse kjo parti është e është hapur.
“Kjo vjen si pasojë e një hapje të LDK-së, një hapje të fillume, sepse asgjë nuk ka të përfunduar në LDK. Ne jemi opozitë, ne s’bëjmë opozitarizëm goditës, por opozitarizëm rekomandues. Përpiqemi ta këshillojmë qeverinë që ta përballojë krizën ekonomike, energjetike, në dialog”, ka thënë ai.
Sipas hulumtimit të UBO Consulting, të kryer fundjavën e kaluar, në zgjedhje VV do të merrte 37.3% të votave, PDK 21.7%, LDK 22.3% dhe AAK 7.7%.