Lutfi Haziri: Dialogu politik ka rënë për toke
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk u takua fare me opozitën para se të fillojë dialogu me palën serbe në Bruksel.
Ish-kryetari i Gjilanit shtoi se kjo u bë për shkak të mungesës së mekanizmit të dialogut politik.
“Po vazhdon të jetë i njejti, nuk ka dialog politik në Kosovë, nuk ka dialog as me sindikata, social që quhet dhe nuk ka dialog të brenshëm me komunitete etnike”, tha Haziri për Klan Kosova.
Haziri shpreson se Kurti nuk do të bëhet pishman për këto veprime që i ka bërë para shkuarjes në Bruksel, teksa thekson se opozota ftohet vetëm pasi të përfundojnë proceset apo të shfaqet ndonjë proble,.
“Mos na ftojnë me një situatë pasi të përfundon, sikurse që po ndodhë me presidenten e cila na fton kur të ndodhë diçka në Kosovë, pasi që të shkaktohet një krizë ose një problem”, thotë Haziri.
Për të, Kurti ka hyrë “në çizmet” e pushtetit dhe nuk mund të del.
“Tani Kurti si kryeministër është hy në çizme të pushtetarit dhe nuk mund të del, natyrisht e ka për obligim, e ka për detyrë të vazhdon të përfaqëson Kosovën, mbi parimet që janë vendos”, mendon ai.
Haziri tha se e enjta ishte dita kur Kurti do të munde t’i shfaqte kapacitetet negociatore