Lushtaku: PDK-ja është e bindur në fitoren e madhe më 12 tetor
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, mbrëmë e ka mbajtur tubimin e radhës me qytetarët e kësaj komune.
Ai është shprehur i bindur me fitoren e PDK-së në këtë komunë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka lavdëruar listën me të cilën PDK-ja garon në këto zgjedhje.
“Sonte, qytetarët e Skenderajt në sheshin "Adem Jashari" në Skenderaj treguan fuqinë e bashkimit dhe besimit qytetar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është e bashkuar, e vendosur dhe e bindur në fitoren e madhe me 12 tetor. Bashkë me ekipin e mrekullueshëm të Asamblesë Komunale ju siguroj që mandati i ardhshëm do të jetë mandati i zhvillimit dhe i projekteve konkrete për Skenderajn”, ka shkruar Lushtaku.