Lushtaku mbështet qëndrimin e Hamzës dhe PDK-së kundër koalicionit me VV-në: Kanë treguar dinjitet - NACIONALE

Lushtaku mbështet qëndrimin e Hamzës dhe PDK-së kundër koalicionit me VV-në: Kanë treguar dinjitet

5 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka përkrahur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, me qëndrimin që e ka mbajtur sot në takimin me Albin Kurtin.

Ai ka bërë me dije se i pari i PDK-së dhe kryesia e partisë kanë mbajtur qëndrim të dinjitetshëm në raport me VV-në.

E falënderoj shumë kryetarin e partisë dhe Kryesinë që vërtet kanë treguar dinjitet dhe shpresoj që qytetarët dhe ata që e duan Partinë Demokratike dhe e duan Kosovën, e kanë mirëpritur këtë vendim të partisë”, ka thënë Lushtaku.

Ai është shprehur në mënyrë kategorike kundër çfarëdo bashkëpunimi të PDK-së me VV-në.

Lajme të ngjashme