Lushtaku: Kurtoviqi po e denon Drenicën me ujë, për inati të Thaçit - NACIONALE

Lushtaku: Kurtoviqi po e denon Drenicën me ujë, për inati të Thaçit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka komentuar projektbuxhetin për vitin 2023-të, i cili aktualisht po diskutohet ne Kuvendin e Kosovës.

Lushtaku për Kosovalive, tha se një pjesë e qytetarëve të Kosovës fatkeqësisht ende kanë dëshirë ta shohin Drenicën në lloç.

Tutje, ai pretendoi se me urdhër direkt të kryeministrit Kurti, Drenicës i është ndalë projekti i ujësjellësit.

Ai pretentoi se kjo ka ndodhur me urdhër të kryeministrit Kurti.

“Jam praktik, pragmatik, më së paku merret me politikë, unë nuk jam politikan. Deri në dy të natës nuk e mbylli telefonin, merrem me halle të njerëzve. Ka shumë raste që iu kam ndihmu por nuk kam qejf t’i përmendi. Iu kam ndihmu aq shumë njerëzve sa që nuk i mbaj në mend. Në Skenderaj është punuar shumë që nga paslufta, shumë, shumë. Në kohën e Serbisë, Drenica ka qenë e dënuar, nuk është bërë asgjë. Një pjesë e qytetarëve të Kosovës edhe sot ende kanë dëshirë me na pa në lloç. Me urdhër të kryeministrit Kurti na është ndal projekti i ujit, as në kohën e Serbisë nuk na është uji e rryma. Qeveria Kurti për inat të Hashim Thaçit po na diskriminon. Njëjtë bëri edhe Serbia. Kurtoviq po diskriminon”, tha Sami Lushtaku.

Lajme të ngjashme