Lushtaku: Kosovës i duhet Hashim Thaçi - NACIONALE

Lushtaku: Kosovës i duhet Hashim Thaçi

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin se ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me gjykimin në Hagë do të lirohen dhe do të rikthehen në vend.

Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Lushtaku u shpreh i sigurt se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kthehen në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm.

Ai theksoi gjithashtu se vendit i nevojitet rikthimi i Thaçit edhe në skenën politike.

“Unë kam bindje që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Baci Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi do të kthehen në Kosovë, do të lirohen.”

“Unë besoj se vitin tjetër ata do të jenë në Kosovë. Unë mendoj se Kosovës i duhet Hashim Thaçi, edhe në politikë”, ka thënë Lushtaku

Lajme të ngjashme